Punëtoria “Arritjet dhe ecja përpara e dialogut teknik Kosovë-Serbi”

Instituti për Analiza të Politikave në bashkëpunim me Grupin për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi organizuan punëtorinë “Arritjet dhe ecja përpara e dialogut teknik Kosovë-Serbi” me pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe të rinjtë e Komunës së Lipjanit. Përfaqësuesit e organizatave Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit, Këshilli i Veprimit Rinor i Lipjanit dhe të rinjtë e komunës së Lipjanit diskutuan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përfitimet e marrëveshjeve teknike të arritura gjatë pothuajse një dekade bisedimesh mes dy shteteve.

Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Analiza të Politikave-I4PA, Dea Gecaj gjatë fjalës hyrëse theksoi se “punëtoritë si kjo e sotme do të jenë një mjet shtesë në angazhimin e shoqërisë civile në  shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, e ne veqanti në lidhje me temë shumë te ndjeshme dhe të rëndësishme te cilën do të shqyrtojmë sot”.

Shoqëria civile

 

Donika Emini hulumtuese e lartë në QKSS QKSS ofroi një pasqyrë të përgjitshme mbi procesin e dialogut teknik, një nivel më të larte te informimit rreth qëllimit dhe objektivave të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo ndau me pjesëmarrësit përvojëne saj personale dhe njohuritë e saj mbi marrëveshjet teknike. Ajo theksoi se niveli i zbatimit të këtyre marrëveshjeve ndryshonte mirëpo marrëveshjet që janë zbatuar kanë sjellë përfitime për qytetarët, veçanërisht në lirinë e lëvizjes që ka mundësuar kontaktin e të rinjve nga të dy anët.

Shoqëria civile ritheksoi marrëveshja e lëvizjes së lirë, si një nga marrëveshjet prej të cilave qytetarët kanë përfituar më së shumti,marrëveshje kjo e cila iu mundësoi Kosovarëve të udhëtojnë drejt Evropës përmes Serbisë, e rrjedhimisht të kenë qasje më të mirë dhe më të shpejtë në vendet Evropiane.

Në sesionin e dytë të kësaj punëtorie, Mimoza Telaku nga Grupi për Ballkan prezantoi përfitimet e dialogut teknik Kosovë-Serbi duke elaboruar në detaje mbi marrëveshjet teknike të arritura deri sot. Në veqanti zonja Telaku u fokusua në përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke theksuar këtu marrëveshjen e lëvizjes së lirë, marrëveshjen për drejtësi, marrëveshjen për telekomunikacion, marrëveshjen për energji, marrëveshjen për diploma etj.

Në disktutim pjesëmarrësit në mënyrë aktive ndanë me ne informacionet të tyre se çfarë duhet bërë më tej në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe jeta e qytetarëve. Ata theksuan faktin se të rinjtë janë të kufizuar nga informacioni mbi dialogun teknik,  të ofruar nga mediat. Për më tepër, ato nuk janë përfshirë në procesin e dialogut me asnjë mjet dhe nevojat e tyre nuk janë të përfaqësuara.

 

Pikë e rëndësishme, të cilë pjesëmarrësit  ngritën në këte punëtori ishte domosdoshmëria që procese të tilla kaq të rëndësishme të mos realizohen pa pjesëmarrjen e qytetarëve pasi që këto marrëveshje kanë ndikim direkt tek qytetarët.

Përfundimi i përgjithshëm i punëtorisë ishte se ka nevojë për më shumë ngjarje të tilla për të informuar publikun e gjerë në detaje mbi pjesë të ndryshme të këtij dialogu, që deri më tani ishte vështirë të kuptuar, duke pasur parasysh se mediat kryesisht e fokusohen në anën politike të saj dhe aktorëve kryesorë të saj. Pjesëmarrësit gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar më tej për tejkalimin e problemeve të ndryshme të gjithë dialogut, në mënyrë që të dyja vendet të përfitojnë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *